Categories Lajme

Në ‘sitë’ automjetet luksoze, zbardhen pamjet

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, janë vendosur në pika kontrolli të lëvizshme, për të ushtruar kontrolle mbi automjetet dhe personat me precedent kriminal.

Ky aksion ka nisur prej katër ditësh. Bëhet me dije se kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi.

Si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri. Burimet zyrtare konfirmojnë se janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e policisë mbi 170 persona.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e kontrollit në të gjithë vendin.

Prej 4 ditësh në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal.

Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri.

Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona. Kontrollet vijojnë në të gjithë qytetet e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME