Categories Lajme

Në të gjitha lokalet në Kosovë, sot do dëgjohen vetëm këngët e Nexhmije Pagarushës

“Oh një bareshë nga ne u nda”…’Baresha’ Nexhmije Pagarusha mbylli sytë për të mos i hapur më ditën e djeshme duke lënë trishtim në mbarë Shqipërinë të çdo brezi.

Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, siç ka zgjedhur vetë, megjithatë qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas. Të gjitha lokalet, në të njëjtën kohë do të dëgjohen këngët e saj, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Petrit Kllokoqi, Shoqata e Gastronomve të Prishtinës.

” Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.

Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne. Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME