Categories Lajme

Në timon ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja teksa udhëtonte me makinë në Mbiklalimin e Shkozetit. Shqiptarja.com mëson se në timon ishte shoferi i prokurorit, Andi Maloku, i cili ka mbetur i plagosur, dhe ndodhet në gjendje të rëndë i transportuar në spitalin e Traumës.

Policia thotë se rrethj orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA 333 ZD që drejtohej nga prokurori Arjan Ndoja.

Policia thotë se për pasojë janë plagosur prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç, shoferi i tij Andi Maloku, 30 vjeç dhe një person me inicialet A.L., 48 vjeç

Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, – thotë policia e Durrësit, ndërsa dy të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën, mes të cilëve edhe prokurori.

“Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”, thuhet në njoftimin paraprak. Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar.

“Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112”, thotë policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët policia nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME