Categories Lajme

Në vend të picave, shpërndante… 38-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë në Athinë

Një 38-vjeçar shqiptar ishte “delivery” i preferuar i përdoruesve të drogës në zonën e Kalitheas dhe kishte si bashkëpunëtor një bashkatdhetar 30-vjeçar. Biznesi po shkonte mirë e më mirë për dy shqiptarët pasi kutia e produkteve të kompanisë dilivery i siguronte atij “mbrojtje” nga çdo kontroll policor.

Por informacionet që mbërritën pak kohë më parë në Prokurorinë e Narkotikëve flisnin për trafikim të sasive të mëdha dhe kështu “korrieri” shqiptar u vu nën vëzhgim deri në mëngjesin e djeshëm kur u arrestua.

Sipas policisë, 38-vjeçari, në një ambient ndihmës të shtëpisë së tij, ka poseduar me qëllim shitjen e menjëhershme te të tretët, 10 pako me kokainë dhe 2 pako me kanabis të papërpunuar. Atij gjithashtu iu gjetën 3 pako me kokainë brenda shtëpisë së tij në Kalithea.

38-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme që lidhem me trafikun e narkotikëve.

Në total nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar:

1936,5 gram kokainë
1880 gram kanabis i papërpunuar
shuma monetare prej 44 334.4 euro
3 peshore elektronike
makinë
motoçikleta
2 celularë
kutia e kompanisë “delivery”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME