Categories Lajme

“Zbuloi parcelën me kanabis”- “Kthesë” në vrasjen e Martin Çeços? Bariu: Grup i fuqishëm, e kërcënon se do e vrisnin. Atë natë një makinë e zezë pa targa…

Një intrigë dashurie është dyshimi kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeços. Efektivët kanë vënë në pranga tre autorët e dyshuar të krimit të rëndë, të cilët akuzohen se mbytën me litar të riun dhe e hodhën trupin e tij të pajetë në rezervuar, për të humbur gjurmën.

Por banorët e fshatit Kolanec ku jetonte 26-vjeçari shprehen se vrasja e Martin Çeços nuk ka lidhje me një vajzë, por me një parcelë kanabisi që ai kishte zbuluar rreth një muaj më parë.

Një bari i zonës rrëfeu për emisionin “Uniko” se viktima kishte shkuar për të prerë dru në fshatin Bickë dhe atje kishte zbuluar një parcelë me drogë që donte ta denonconte në polici. Por sipas tij, “grupi i fuqishëm që kishte mbjellë lëndën narkotike, që përbëhej nga rreth 90 persona” e kishin kërcënuar se do e vrisnin, madje i kishin kërkuar të zhdukej nga Shqipëria.

Bariu tregoi se 26-vjeçari i frikësuar për jetën ishte larguar drejt Gjermanisë por e kishin kthyer sërish mbrapsht, ndërsa mbrëmjen e vrasjes së tij kishin parë një makinë të zezë pa targa.

Bariu: “Kishte shkuar të bënte dru, e kërcënonin ata të drogës. S’ka lidhje femër me vrasjen e tij, janë të gjitha fjalë. Zbuluan padashje parcelën e drogës, nuk e prishën. Por këta nuk donin që ta zbulonin, ishin shumë grup i madh, shumë. Rreth 90 veta, mbjellin vetëm zonën atje. Drutë e morën në qafë atë, kishte gati 1 muaj që e kishte zbuluar parcelën. Ata e kërcënonin, i thoshin do të vrasim. Çfarë nuk i thoshin, mos hajde më këtej, zhduku fare, i kishin thënë. Zhduku nga Shqipëria, që të mos rrinte këtu. Ishin të fuqishëm. Banorët kanë parë një makinë të zezë pa targë atë natë. Më pas targën e kishin vendosur kur u larguan. Nuk ka qenë i martuar, u tha për të humbur gjurmët. Nuk jemi ndjerë më parë të kërcënuar. Se lidhte asgjë Martinin me kultivimin e lëndës narkotike, vetëm e zbuloi. Donte ti denonconte, por hoqi dorë, kishte frikë. E kërcënuan keq, nuk shkoi në polici. Iku në Gjermani, por e kthyen ata.”

“Nuk më besohet se vrasja e tij ka lidhje me një femër, për aq sa e njihnim neve. Ndoshta ndonjë arsye tjetër”, tha një grua për “Uniko”.

“Shkonte shumë mirë me të atin. Punonte, kishte 3 mushka bënte dru. Ishte shume i turpshëm, s’ma merr mendja për Martinin që kishte punë vajze”, tha një banore tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME