Categories Lajme

Vrasja e Artan Santos, eksperti i kriminalistikës: Nuk ka gëzhoja, është vetëm një copë predhe…

Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi.

Duke nisur nga më të zakonshmet si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. provat e dukshme apo të padukshme që  përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, prej këtu kthehen në armën më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë.

Gjithsej laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri. Këtu predhat,  si kjo që u eksportua për vrasjen e bankierit Artan Santo janë digjitalizuar dhe policia shkencore përpunon të dhëna sa herë që një prokurori kërkon të dhëna sikurse SPAK kur rihapi dosjen SANTO.

“Nuk u gjet gëzhojë u gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se është gjuajtur me armë revolver tip mulli dhe ne e kemi arkivuar”, thotë Nikolin Duro për Top Story.

Volumi më i lartë i gëzhojave të shkrepura i përket vitit 1997 dhe çdo qytet ku janë shkrepur e shkrepen armë ka sirtarët e tij të krimit .

Aty mungon vetëm një nga dhjetëra gëzhoja të shkrepura në 21 janar, dhe që është gëzhoja që vrau Aleks Nikën. Prokuroria ka vendosur ta dërgojë në Itali, ndonëse ekspertët shqiptarë por edhe amerikanë kanë konfirmuar më herët ngërçin për të identifikuar armën që qëlloi ./ tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME