Categories Lajme

Në Vlorë deri me 26 prill, Meta: Nëse Rama dhe ‘tërmeti’ mendojnë se do ta bëjnë si në Dibër e Shijak, Zoti i ruajtë!

Presidenti, Ilir Meta, paralajmëroi edhe njëherë mazhorancën se nhuk do të mund të prekë votën e asnjë vlonjati.

Meta: Zoti Rama, zoti tërmet dhe qamet, në çdo moment janë të ftuar të jenë këtu me mua për të bërë gjithçka transparente. Nuk ka shans që vota e një vlonjati të preket.Kaq i them sot Edi Ramës, atij tërmetit dhe qametit se kujton se do të blejë Vlorën dhe vlonjatët. Vlora do të votojë për vajzat e saj, zonjat e saj, të gjithë ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë dhe rejat e saj me bangladeshasit e këtij sorrës. Vlora ja bën fora, bjeri më të luftë dora. Forca, këtu jemi deri me 26 prill. Ma thërrisni Edi Ramën ju lutem.

Kreu i Shtetit tha se nuk mund të ketë në Vlorë skenar të tillë si në Dibër e Shijak, duke ju referuar shitblerjes së votës.

Meta: Unë në Vlorë do të jem nga sot në 26 prill, ditën dhe natën për të mbrojtur zgjedhjet e lira. Por se kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se në Vlorë mund të bëjnë ato histori që kanë bërë në Dibër dhe Shijak, pastaj Zoti i ruajtë se ju e dini se Vlora ja bën fora. Dora e Vlorës do të jetë e pamëshirshme ndaj armiqve të Shqipërisë.

Duke ju përgjigjur akuzave të Ramës po nga Vlora se po përdor Presidencën për të bërë favore në këmbim të votave për LSI, Meta tha se Kryeministri është një i sëmurë psiqik me kartelë mjekësore, por paralajmëroi Gjiknurin dhe eksponentë të tjerë të bëjnë kujdes në këto dy javë që kanë mbetur deri në 25 prill.

Meta: Vlora është një vend i jashtëzakonshëm që ofron mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për turizëm kulturor dhe historik por edhe për të sëmurë psiqiatrik siç është Kryeministri aktual. Në 26 prill jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin e saj psiqiatrik. Ppr problemi dhe shqetësimi është të paralajmërojmë dhe të ndihmojmë Damianin, i cili keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me të gjithë gazetarët e Vlorës ku u ftua të ishte pjesë me zotin Leskaj për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Vlorë.

Kryeministri në detyrë ka një avantazh të madh në krahasim me të gjithë ministrat, deputetët, drejtorët që i udhëron të shkelin ligjin. Kryeministri ka një kartelë të psiqiatrisë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 prill në darkë ku Vlora dhe gjithë Shqipëria të thotë fjalën e saj në mënyrë të jashtëzakonshme dhe plebishitare ai do të nxjerrë kartelën dhe do të kërkojë mëshirë dhe rrethana lehtësuese për të gjitha shkeljet që ka bërë në 8 vite. Por Damiani nuk ka kartelë të tillë mjekësore, as shumë ministra të tjerë dhe drejtorë prandaj të bëjnë kujdes në këto dy javë që kanë mbetur në mënyrë që të mos e rëndojnë më tej pozitën e tyre para drejtësisë dhe sovranit.

Ndërsa akuzave të Ramës  dhe socialistëve të tjerë për vizita të befta natën të Presidentit dhe shoqërime me subjekte të OFL, Meta u dha këtë përgjigje.

Meta: Ai përmend Bujar Leskajn, Leskaj është një legjendë dhe institucion i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Sa u ndava me të dhe prapë do të takohem. Ai tmerrohet se njerëz si Leskaj nuk i korrupton dhe nuk i blet dot. Është vite dritë larg personaliteteve të tilla. Do ta marrë mesazhin në 25 prill për këtë histori, nëse ka emra të tjerë të na i thotë. Kam qenë dhe do të jem 24 orë në 24 orë në Vlorë deri në 26 prill. Ta ketë të qartë ky, ai tërmeti i tij dhe gjithë të tjerët.Kam ardhur natën dhe ditën, nëse Leskaj është subjekt i OFL jam krenar që jam takuar me të. Është patriot dhe njeri që ka denoncuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga kjo qeveri dhe ky kryeministër për vite të tëra. Vlora është krenare për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME