Categories Lajme

Në zyrë me kryebashkiakun e Lushnjës kur u arrestua, KPK shkarkon prokurorin Arben Dyla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla. Prokuroria, i cili u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në momentin që policia e arrestoi me urdhër të SPAK pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës, rezulton të jetë hetuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë.

Trupa gjykuese gjatë seancës së kaluar ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit. Sipas Komisionit prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, çka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

Ndërsa, u ngritën pikëpyetje lidhur me burimin e parave, Dyla deklaroi pagën e tij dhe të bashkëshortes. Prokurori i kundërshtoi gjetjet e komisionit dhe kërkoi rihapje të hetimit administrativ, ndërsa këmbënguli që të hetohej edhe në dy kriteret e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME