Categories Lajme

“Neglizhenca më e vogël mund t’ju kushtojë jetën”/Apeli i mjekes Silva Bala

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për COVID-19, ka publikuar mesazhin e profesoreshë Silva Bala nga spitali COVID2.Në përgjigjen e saj, mjekja e njohur thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë  pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar. Pyetjes se kur duhet ti drejtoheni Spitalit, Bala i përgjigjet se kjo duhet të ndodh kur rekomandohet nga mjeku i familjes.

“Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj”, shprehet Bala.

Bala u ka bërë apel qytetarëve për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19. Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm”, thekson Bala në mesazhin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME