Categories Lajme

Negociatat me policinë/ Klemend Balili drejt dorëzimit

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysëm, duket se është pranë vetëdorëzimit.

Një burim nga policia tha  se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli. I njëjti burim tregoi se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur. Njeriu që për 1 vit e gjysëm i ka shpëtuar kërkimeve si pak të tjerë, pavarësisht zhurmës në media brenda dhe jashtë vendit, është shumë pranë vetëdorëzimit.

Burime nga policia janë shumë të rezervuara për negociatat me Balilin, por kërkimet e ditëve të fundit, presioni i shtuar dhe marrëveshja me policinë, nuk përjashtojnë mundësinë që lajmi për arrestimin e Balilit të jetë një çështje orësh.

Ish drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”./lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME