Categories Lajme

Negociatat/ Presidenti i KiE: Strategjia e zgjerimit do të bazohet në tre shtylla, Shqipëria duhet të jetë në BE

Presidenti i KiE, Charles Michel, tha se në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizimit të zgjerimit, propozimi i KE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe pakti i investimeve për ekonominë e Ballkanit.

”E para se të filloj dua t’ju ngushëlloj personalisht dhe nga BE për tragjedinë e nëntorit dhe pohoj solidaritetin ndaj jetëve që humbën dhe familjeve të goditura. Jemi tronditur dhe me takimet e të gjitha vendeve inkurajojmë Konferencën që do të mbahet në fund shkurt. Përtej fjalëve dhe mëshirës dhe mbështetjes duam të ofrojmë mbështetje reale për vendin tuaj.

Kemi patur mundësintë të dialogojmë pësëri intesivisht. Kemi pasur kohë të takohemi kur isha kryeministër dhe tani si Presidenti i KiE.

Në javët e ardhshme në tryzën e KiE do të kemi këtë temë, do të kemi rastin të debatojmë por shpresoj të marrim vendime për orientimin e Shqipërisë drejt BE.

Si President i KiE shoh tre shtylla në strategjinë për zgjerimin e BE.

Domosdoshmëria për vendet europiane, për krerët e qeverive që të bien dakord për reformat për zgjerimin, cfarë tip zgjerimi do BE që të ketë besueshmëri.

1- Ky do të jetë debati në KiE dhe do e shihni me KE do të formuloj propozime në lidhje me modernizimin e procesit të zgjerimit

2- KE para verës i propozoi KiE hapjen e negociatave. Përsëri do ta kemi këtë debat për propozimin e KE që do të bëhet për këto negociatat. KE duhet të jetë i qartë për propozimin dhe do të jetë një dialog i rëndësishëm dhe i përgjegjshëm. Unë do të inkurajoj KE që të vendosë

3- Në lidhje me dy tema e tjerë. Është thirrja dhe mobilizimi që duhet të bëhet për një pakti investimesh për Ballkanin Perëndimor me qëllim që të inkurajohet zhivllimi ekonomik që është një ksuth kyc për të cuar përpara të gjitha bashkëpunimet rajonale.

Pohojmë që fati i Shqipërisë duhet të jetë krejtësisht drejt BE. Është bindje e fortë dhe duam ta vazhdojmë këtë dialog. Duhet angazhim që të vijohen përpjekjet për Reformat, për luftën kundër krimit, që të vazhdojmë të punojmë bashkë.

E ardhmja e këtij Rajoni është drejt Europës dhe ne na takon që të punojmë bashkë me këtë objektiv dhe ambicie.

Të vazhdohet puna për të përforcuar besueshmërinë. Të kemi rezultate të prekshme dhe të kryejmë hapa përpara.

Në Bruksel me rastin e Konferencës së Donatorëve do të zhvilloj një takim me përgjegjësit e Ballkanit për një shtysë politike që unë dhe KiE kemi marrë përsipër në dhjetor dua të pohoj ambicien që kemi në këtë objektiv të përbashkët.”- tha Michel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME