Categories Politike

Negociatat/ Rama: Nëse Kafka apo Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda procesin…

Kryeministri Edi Rama ka bërë mbrëmjen e sotme një deklararatë lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim. Përmes një postimi në rrjetin social twitter Rama shkruan se procesi i vendimmarrjes të BE për të dhënë përgjigjen për Shqipërinë po konkurron edhe fantazinë e Franz Kafkës dhe Ismail Kadaresë.

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të jepet në datë 18 tetor. Më 27 shtator parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër Holanda ka lënë hapur derën për Shqipërinë duke deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë ëshhtë e parakoshme, por nuk do ketë veto bllokuese nga ana e saj.

Ndërsa Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Sipas Zërit te Amerikës, propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME