Categories Sport

Nejmar i jep PSG-së fitoren ndaj rivalëve të Olimpik Marsejës

Klasikja e futbollit francez mes PSG-së dhe Olimpik Marsejës flet përsëri për parisienët. Skuadra e drejtuar nga Kristof Galtie ka fituar me rezultatin minimal 1-0, por në një sfidë që e ka dominuar thuajse plotësisht.

Që në fillim ishin parisienët të cilët krijuan raste të njëpasnjëshme dhe iu afruan disa herë rrjetës, me Mesin i cili goditi edhe traversën pas një goditje dënimi. Por goli do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë kur Mbape pasoi për Nejmar dhe ky i fundit nuk gaboi duke shënuar atë që do të ishte goli i vetëm i ndeshjes.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, asnjë skuadër nuk shënoi më dhe PSG mori suksesin që e shkëput me 3 pikë në kreun e renditjes të kampionatit francez ku ka shënuar ndeshjen e 20 radhazi pa humbje, duke qenë vetëm 1 larg rekordit që ka ky ekip në Ligën 1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME