Categories Lajme

“Nën rrënoja gjithçka patën”- Zëri i Amerikës: Thumana pas tërmetit. Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do të bëhet me banesat e tyre

Kur kanë kaluar disa ditë nga termeti i 26 nëntorit, i cili në Thumanë mori jetët e 24 përsonave dhe shkatërroi një numër të madh banesash, gjithçka duket se ka ndryshuar. Rrugët janë thuajse të boshatisura duke ja lënë vendin dhjetëra makinerive të rënda që largojnë pjesët e mbetura nga banesat e shembura.

Fusha e sportit në Thumanë, e cila në ditët e para të tërmetit ishte e tejmbushur me disa dhjetëra çadra, tashmë është boshatisur. Ymer Çanja, banor i Thumanës, thotë se banorët janë larguar drejt Shëngjinit.

“Po banori i vetëm jam unë këtu. S’ka banorë këtu. Ikën në Lezhë te hotelet të gjithë banorët. I kanë sistemu atje. Unë kam pasurinë, kam kopështin dhe gjënë e gjallë këtu dhe nuk u largova. Jam vendali.”

Disa nga pallatet dhe banesat, që u shkatërruan gjatë tërmetit, tashmë janë shembur përfundimisht nga ekipet e specializuara për të mos rrezikuar jetë të tjera njerëzish, ndërsa një numër i madh mjetesh të rënda po punojnë për largimin e mbetjeve.

Në Thumanë vetëm dy prej pallateve 5 katëshe, të ndrëtuara në fundin e periudhës së komunizmit u morën jetën 24 banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë, në rrënojat e mbetura shikohen herë pas here familjarë që kërkojnë të gjejnë një dokument apo një kujtim nga familja pasi, siç thotë Arian Ndoka banor i njërit prej pallateve, nën rrënojat ka përfunduar gjithëçka që kanë patur.

“Kam qenë në katin e pestë në momentin kur ka ra tërmeti dhe kam dalë me gjithë familje. Kam ardhë këtu me gjet ndonjë pasaportë, ndonjë dokument. Ësht shembë gjithçka, asht një tmerr i vërtetë, nuk e di çfarë mund të them. Këtu kanë vdekë 17 përsona, asht krim. Unë nuk du asgjë, asgjë nuk më interëson, thjeshtë të marr ndonjë dokument, ndonjë kujtim të vjetër që kam pasë. Gjithë djersa jonë këtu asht. Djersa e 30-40 vjetëve, këtu e në Greqi.”

Në Thumanë janë të pakët banorët që vazhdojnë të qendrojnë ende në çadra, ose në banesat e tyre, që i kanë shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti. Ata presin një përgjigje përfundimtare nga ekipet e inspektimit se çfarë do të bëhet me shtëpite e tyre, do të shemben apo do të riparohen./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone…

LEXO ME SHUME