Categories Lajme

Nëna 88-vjeçare takon të bijën pas 69 vjetësh

Një grua 88-vjeçare është ribashkuar me vajzën që mendonte se vdiq para 69 vjetësh. Genevieve Purinton u takua me të bijën e saj Connie Moultroup të hënën në një shtëpi pleqsh në Tampa, Florida. Pothuajse shtatë dekada më parë, Purinton 18 vjeçe ishte shtatzënë me një vajzë. Por kur ajo lindi, mjekët i thanë se ajo nuk kishte mbijetuar.

Në atë kohë, Purinton nuk kishte fëmijë të tjerë. Tani, ajo është një nënë, gjyshe dhe stërgjyshe. Menjëherë pas lindjes Moultroup shkoi për të jetuar në Jug të Kalifornisë me prindërit adoptues.

Por tragjedia e goditi sërish Moultroup sepse nëna e saj adoptuese vdiq. Babai i saj adoptues u rimartua dhe marrëdhënia me njerkën ishte e tensionuar dhe gjatë gjithë kohës ajo imagjinonte për nënën e saj biologjike që do ta shpëtonte nga gjendja në të cilën kishte ngecur.

Kështu që Connie Moultroup nuk i ndërpreu kërkimet për asnjë moment. Kur ato u takuan, ishte një çast magjik në prag Krishtlindjesh. Ato panë që kishin shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën. “Nëna ime nuk u bë kurrë një infermiere për shkak se nuk përballonte shpenzimet, por u bë kuzhiniere. Ndërsa unë punova si infermiere prej 34 vjetësh”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME