Categories Lajme

Nëna biologjike i ka ndërruar jetë, 53-vjeçari sheh për herë të parë imazhin e saj

Fitim Zakolli është 53-vjeçari që rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka kontaktuar për të mësuar të vërtetën e një sekreti të madh. Fillimisht, dy motrat Fjorinda dhe Julinda treguan se prindërit e tyre kanë patur një djalë për të cilin vajzat e kanë mësuar nga babai vetëm pak përpara se ai të ndërronte jetë.

Motrat e kanë kërkuar vëllain por nuk kishin asnjë të dhënë për të veç një periudhe të mundshme lindjeje dhe dy emrave që babai ua dha si alternativa. Ato kërkuan ndihmë në program dhe stafi ka mundur të gjejë Fitimin i cili fillimisht rrëfen versionin e tij të historisë.

Fitim: Nëna më ka vdekur, ka 8 vjet që ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Po babai?

Fitim: Babain e kam gjallë, që më kanë rritur.

Ardit Gjebrea: Pse thua më kanë rritur?

Fitim: Më kanë rritur se… pse e them, se e kam marrë vesh që jam i birësuar.

Ardit Gjebrea: Ti e ke emrin Fitim.

Fitim: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe të kanë birësuar.

Fitim: Po.

Ardit Gjebrea: Kur e ke marrë vesh?

Fitim: Shumë vonë. Para 8 vjetësh, pas vdekjes së nënës se prindërit e mi që më kanë rritur s’më kanë treguar, e mbanin sekret, e mbanin të mbyllur këtë muhabet dhe nuk më tregonin. Kur kam qenë në 8-vjeçare, më ka thënë një gocë, komshie aty që “do të të tregoj një muhabet por do më japësh fjalën tha që ti s’do mërzitesh dhe nuk do i tregosh as nënës, as babait. Unë kam marrë vesh pak a shumë nga nëna ime që ti nuk i ke me të vërtetë nënë e babë”.

Ardit Gjebrea: Pas këtij momenti, ti e pyete nënën?

Fitim: Po.

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha?

Fitim: “Jo, s’është e vërtetë” tha.

Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite babi nuk të ka konfirmuar?

Fitim: Jo.

Ardit Gjebrea: Nuk të ka thënë që je i birësuar?

Fitim: Jo. Vetëm nga kjo mikesha më ka thënë që “ti nuk je fëmija biologjik”. Dua ta di të paktën si është historia, si është historia që s’jam fëmija biologjik, më tha “që më tepër nuk di gjë”.

Në këtë moment, moderatori Ardit Gjebrea i konfirmon se sipas të gjitha dokumentave të gjetura, Fitimi është i birësuar. Ky i fundit shprehet se bashkëshortja e ka nxitur gjithnjë të kërkojë prindërit biologjikë. Fitimi shpreh dëshirën për të njohur nënën biologjike.

Përpara tij shfaqet në ekran fotografia e saj dhe mëson se nëna biologjike quhet Feride Kapidani. Më herët motrat rrëfyen se ajo kishte ndërruar jetë kur ato ishin vetëm 10 vjeçe. Me lot në sy, Fitimi shpreh keqardhjen që nuk do të mundë ta përqafojë nënën e tij.

Fitim: Më vika keq se s’munda të arrij dot ta takoj nënën time biologjike. Pavarësisht se unë jam rritur me prindër jo biologjikë, por prapë nëna është ajo që më ka krijuar në këtë jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME