Categories Lajme

Nëna e fëmijës autik vullnetare në zonat e prekura nga tërmeti: Jeta vazhdon, duhet të ngrihemi

Bardha Delia është nëna e 6 fëmijëve, një prej të cilin me spektrin autik në moshën 8 vjeç. Violeta Gjoni është mësuese dhe nëna e 4 fëmijëve, një prej të cilëve me aftësi të veçanta.Të dy zonjat kanë bërë një gjest të veçantë dhe tejet human, kanë vendosur të lënë familjet e tyre ende në kohë frike për t’u bashkuar me vullnetarët duke shërbyer në kampe dhe hotele ku janë të strehuar dhe marrin shërbim familjet e prekura nga tërmeti.

Zonjat kujtojnë eksperiencat e tyre të ditës së termetit, me fëmijë me aftësi të veçanta dhe reagimet e vështira dhe më pas vendimin për t’iu bashkuar ekipeve për të dhënë kontributin e tyre sociale pranë fëmijëve që kanë ende përjetime shokuese të tërmetit.

Që në momentin e parë që ndodhi mendova po të isha unë në vendin e tyre. E ndjej dhe jam e gatshme që këtë kontribut ta jap unë dhe të gjithë ata që munden të bëjnë diçka të tillë. Jeta vazhdon dhe duhet të ngrihemi të gjithë para çdo sfide. Të jemi më prane njërëzve dhe ky është mesazhi im– tha Bardha Delia.

Ndërsa Violeta Gjoni e kujton kështu natën e 26 Nëntorit. “Vajza ime me aftësi të kufizuara nuk po reagonte dot në ato momente ku po përjetonim lëkundjet e tërmetit. Me vështirësi kam arritur ta përmend dhe ta bëj të reagonte. Pashe në media situatën dhe thirrjen e bërë për vullnetarët. Punuam për raste të veçanta, ndihmuam njerëz që nuk mund të lëvizin, ata që kanë më shumë nevojë për ne. Kemi bërë suportin psikologjik për secilin dhe më lëjoni të them se mjekët kanë bërë gjithçka” u shpreh ajo.

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME