Categories Lajme

Nëna lehonë u lirua nga burgu, avokati: Shumë njerëz janë ofruar të paguajnë gjobën

Gjykata e Tiranës ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçja, e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke e lënë atë të lirë.

Policia e Shkodrës e arrestoi 26 vjeçaren për një gjobë 250 mijë lekë të reja, të marrë tetë vite më parë për braktisje të fëmijës nga martesa e parë.

Diana ishte dënuar me 50 ditë burg për akuzën e braktisjes e fëmijës. Nga ana e saj, 26 vjeçarja është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata. Në një prononcim për mediat, avokati i saj, Anton Kosteni u shpreh se kanë marrë shumë telefonata për të paguar gjobën e saj.

“Kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME