Categories Lajme

U arrestua 8 ditë pas lindi foshnjën pse nuk pagoi gjobën, lirohet nëna lehonë

Pasi avokati i nënës lehonë ka deklaruar se do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh, prokurori Endrit Bimi i ka kërkuar gjykatës që të lirojë nënën lehonë Diana Bahçja Hoshi që ta lirojë dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.

Vendimi erdhi pas seancës në Gjykatën e Tiranës për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi.

Ajo tregoi se nuk ka qenë në dijeni të gjobës.

“Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza”, tha ajo në gjyq.

Avokatët kërkuan lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës, por edhe të vetë asaj. Të pranishëm në seancë janë edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera.

Diana Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Arrestimi i lehonës ngjalli reagim të ashpër publik ku u kërkua lirimi i saj nga drejtësia e cila liron kriminelët.

Fëmija i saj vetëm 20 ditësh, gjatë kësaj kohe u ushqye me qumësht pluhur, sepse të ëmën “drejtësia e re” e ka futi në burg për një gjobë. Gjendja ekonomike e familjes është shumë e vështirë, ndërsa gjyshi dhe gjyshja janë të sëmurë dhe nuk mund të përkujdesen për nipin dhe për të po kujdeset e motra, që është 11vjeç dhe babai i cili rendet edhe në Gjykatë ku kërkon lirimin e gruas.

Ngjarja nxiti debat edhe në Kuvend, pasi është një ngjarje e rëndë dhe një çmenduri në të njëjtën kohë. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se duhej patjetër një diskutim me ministrin e Drejtësisë për këtë çështje, dhe se për të drejtësia për të me këtë çështje është treguar e padrejtë.

Ndërsa deputetja e PS-së, Klotilda Bushka tha se nuk ka nevojë për debat ndërsa u shpreh dje se po merreshin masat. Ministrja për Shtetin për Parlamentin Elisa Spiropali kërkoi lirimin e menjëhershëm të nënës lehonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME