Categories Lajme

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/ Kartela mjekësore e të ndjerës përfundon në duart e një avokati, detaje

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e djeshme denoncimin e Eljana Koçit, e cila akuzoi si mjekët e urgjencës ashtu edhe mjeken kardiologe për neglizhencë, gjë e cila solli humbjen e jetës së nënës së saj 62 vjeçare në spital.

Nga ajo çka Fiks Fare transmetoi u pa se nga neglizhenca e mjekëve për t’i dhënë ndihmën mjekësore në kohën e duhur e ndjera humbi jetën nga infarkti.

Por papërgjegjshmëria e stafit të Spitalit Rajonal Durrës shkon edhe më tej, pasi kartela mjekësore e së ndjerës përfundon në duart e një avokati pa dijeninë e familjarëve. Avokati njofton familjarët të shkojnë të marrin kartelën mjekësore.

Në një bisedë midis vajzës së të ndjerës me avokatin, ky i fundit shpjegohet se kartelën e ka gjetur poshtë derës së zyrës së tij.

Eljana i drejtohet spitalit, ku drejtori fillimisht i thotë se kartela është marrë nga një e afërme e familjes. Më pas ai del me një tjetër version ku thotë se do e gjejë fajtorin dhe motivin se pse është nxjerrë kartela nga spitali.  Drejtori i spitalit tregoi emrin e zonjës që kishte tërhequr kartelën, duke mos qenë e afërme e viktimës e pohuar nga Eljana, drejtori i spitalit tha se do ta ndiqte çështjen ligjërisht. Kartela mjekësore e një pacienti mund të tërhiqet vetëm nga familjarët dhe askush tjetër dhe të dhënat personale të çdo individi mbrohen me ligj.

Eljana kontakton me zonjën që kishte tërhequr kartelën e nënës së saj të ndjerë, kjo e fundit pohon se ja ka dhënë spitali. “Unë kam kërkuar kartelën e burrit, shkova dhe më dhanë këtë” i shpjegon ajo Eljanës.

Në këto kushte Eljana i drejtohet sërish Spitalit  Rajonal Durrës dhe pikërisht tek personeli që ka nxjerrë kartelën e nënës së saj. Ajo ishte sekretarja e spitalit dhe shpjegon se e gjitha ka qenë një gabim njerëzor, nuk është bërë me dashakeqësi “Më vrit nëse do, e bëmë pa dashje”.

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/

“Nëna ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve”/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME