Categories Lifestyle

Nënat e reja po vënë në rre zik jetën e foshnjave në këtë mënyrë

Gjatë verës është e vështirë të sigurojmë gjithmonë një ambient të freskët për fëmijët, ndaj për t’i mbrojtur nga dielli shpesh prindërit përpiqen t’u krijojnë hije fëmijëve duke i mbuluar ata vetë apo karrocën me çarçafë apo napa të holla.

Ky veprim mund ta vërë jetën e fëmijës në rrezik, pasi temperatura në brendësi të karrocës ka tendencë të jetë më e lartë se ambienti jashtë dhe duke i hedhur edhe çarçafin (sado i hollë të jetë ai) ju do ta rrisni edhe më shumë temperaturën, duke rrezikuar kështu që fëmija të preket nga SIDS (sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë).

Doktor Svante Norgen, një pediatër suedez, ka bërë një studim në një spital të Stokholmit në lidhje me këtë problem. Nëse bëhet shumë nxehtë foshnja e vogël mund të mendojë se ndodhet sërish brenda barkut të nënës dhe për pasojë do të ndalojë së marri frymë.

Në lidhje me vërtetimin e kësaj teorie është bërë edhe një test. Studiuesit kanë vendosur një karrocë në një ambient të jashtëm nga ora 11:30-13:00 në një temperaturë 22 gradë. Pasi karroca u mbulua me një çarçaf shumë të hollë temperatura shkoi në 34 gradë. Bëhet fjalë për një rritje shumë të madhe temperature sidomos për një fëmijë të vogël i cili nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën trupore aq mirë sa një person i rritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME