Categories Lajme

Nënë e bijë bashkohen pas 36 vitesh (Video)

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditë e sotme historinë e vështirë të Fatbardhës. Ajo tregoi në studio se pasi e lindi vajzën e saj, në 20 Gusht në 1983 vendosi ta çonte në shtëpinë e fëmijës, sepse familja e saj nuk e pranonte dhe i dashuri e kishte braktisur. Gjithashtu ajo ndihej e paragjykuar edhe nga ana e opinionit.

Pak kohë më vonë, ajo shkon ta kërkojë vajzën, por i thanë që vogëlushja ishte birësuar nga një familje në Elbasan. Fatbardha e ka kërkuar për 36 vite. por pa mundur ta gjejë. Ajo i është drejtuar stafit të “E Diela Shqiptare”, por në të njëjtën kohë, edhe vajza e saj gjithashtu i është drejtuar emisionit për të gjetur nënën e saj biologjike.

Ardit Gjebrea: Po ti nuk pate një jetë tjetër?

Fatbardha: Atje ku jetoj në Greqi jam e vetme, s’u lidha vetëm për atë shkak.

Ardit Gjebrea: Vetëm për shkak të vajzës?

Fatbardha: Vetëm punoj atje.

Ardit Gjebrea: Nuk je martuar kurrë?

Fatbardha: Jo!

Ardit Gjebrea: S’ka pasur asnjë tjetër lidhje në jetën tënde?

Fatbardha: Asgjë! Nuk doja dhe vetë.

Ardit Gjebrea: Sa vite kanë kaluar?

Fatbardha: 37 vite!

Drejtuesi i emisonit Ardit Gjebrea, i thotë se ata e kanë gjetur vajzën dhe ajo ka qenë e pranishme dhe ka dëgjuar gjithë historinë e jetës së saj. Fatbardha emocionohet dhe nuk mund t’i mbajë dot lotët sepse pas 37 vitesh, nënë e bijë panë njëra-tjetrën. Ajo i kishte vendosur emrin Alketa, ndërsa mamaja që e rriti emrin Danita.

Ardit Gjebrea: Tani nuk e di Danita apo Alketa si të të thërras? Të paktën në këtë moment a më lejon të të thërras Alketa?

Alketa: Po!

Ardit Gjebrea: E dëgjove mamin tënd?

Alketa: Po!

Ardit Gjebrea: Çfarë mendove gjatë gjithë kësaj kohe?

Alketa: Nuk e paragjykoj!

Ardit Gjebrea: Tregoji mamit tënd çfarë ke menduar gjatë gjithë kësaj kohe?

Alketa: Kam menduar gjithmonë kush je? Pse më ke braktisur? Por gjithmonë të kam menduar. Unë s’të kam kërkuar për motivin që mos i lëndoj prindërit e mi që më kanë rritur, por gjithmonë e kam pasur mendjen që të kërkoj, nga vij dhe kush jam.

Ardit Gjebrea: Çfarë mendoni të bëni bashkë?

Fatbardha: Çfarë të dojë vajza, ajo duhet të vendosi, unë jam gati për çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Cili është mendimi i parë që të vjen tani në mendje Alketa?

Alketa: Nuk e di të flas, ta takoj.

Ardit Gjebrea: Atëherë takoje çfarë pret!

Për herë të parë në studio, nënë e bijë takohen me njëra-tjetrën dhe Fatbardha nuk mund të ndahet dot nga përqafimi i së bijës./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME