Categories Lajme

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, djali i familjes tregon bisedën e fundit me të motrën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë ditën e djeshme, ku  Eleni Vangjeli 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli 54-vjeçe janë gjetur të vdekura brenda në banesën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Ka qenë djali i familjes ai që sapo ishte kthyer nga Greqia që ka gjetur të vdekura në banesë nënën dhe motrën, pasi forcat zjarrfikëse hapën derën me forcë e cila ishte e kyçur nga brenda.

Ai ka treguar jashtë kamerave se ditën e shtunë kishte biseduar me motrën. Ndërkohë, po atë ditë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza s’ka pranuar ta shtrojë në spital. Ato anë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur.

Dyshimet e para janë se ato kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët. Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Raportohet se vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME