Categories Lajme

Nënë e bir humbin jetën nga Covid-19, prek familjari: Më pyesnin për njëri-tjetrin

Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga koronavirusi. Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ekipi i T7 ka qëndruar tek shtëpia e të ndjerëve. Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19. “Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai për T7.

Familjari rrëfen se pati eksperienca të këqija në Spitalin e Gjilanit. “Mjektë e Gjilanit i kem pagu privat, me na ardhë në shtëpi, qata mjektë që punojshin në Gjilan. Këtu është katastrofë, vetë e kam fshi dhomën në spital, nuk vijshin me e fshi”, ka shtuar tutje familjari. I njëjti ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës e krerëve shtetërorë.

“Haram ju koftë krejtëve, me Albin Kurt, e me Vjosa Osmani, që i lirun këto dasma e këto sene palidhje”, ka thënë ai. Familjarët e tjerë nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave e kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME