Categories Lajme

Nënë e bir në Vlorë kapen me doza kanabisi në lokalin e tyre

Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë. Nënë dhe bir u kapën mat në lokalin e tyre me doza kanabisi. Në pranga kanë rënë shtetasja me inicialet L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë. policia ka sekuestruar dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Evidentohet dhe goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin doza kanabisi, në lokalin e tyre, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin në lagjen “Pavarësia 3”, lëndë narkotike të cilën e fshihnin në lokalin e tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në subjektin (lokalin) e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME