Categories Lajme

Nënë e bir shkojnë në Janinë, ajo përfundon me covid në spital, djali kalon në Gjermani

Një grua shqiptare rezultoi e infektuar me koronavirus në Janinë ku shoqëronte djalin që po ikte në Gjermani dhe spitali shtetëror e ktheu mbrapsht në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, teksa nënë e bir nga Shqipëria udhëtuan për në Greqi përmes Kakavijës, raportojnë mediat. Teksa ndodheshin në Janinë, djali vazhdoi udhëtimin për në Gjermani me avion, ndërsa e ëma qëndroi për pak kohë. Por pas mesditës, në një moment ka pasur dhimbje barku dhe ka përfunduar në spitalin universitar të Janinës.

Duke parë simptomat që shfaqte dhe pasi gruaja pohoi se ka pasur temperaturë ditët e fundit, mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitiv. Autoritetet spitalore vendosën ta kthejnë mbrapsht pacienten për në Shqipëri. Njëkohësisht njoftuan të birin i cili kishte mbërritur në aeroportin e Athinës, që ti nënshtrohej testit pasi e ëma doli pozitive. Autoritetet shëndetësore greke thanë se po bëjnë gjurmimin e kontakteve që gruaja dhe i biri kanë pasur nga e shtuna në mëngjes që hynë në tokën greke dhe deri sot kur janë larguar që andej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME