Categories Lajme

Nënës së re shqiptare i rrëmbejnë foshnjen e porsalindur në maternitet, kush ishte gruaja greke që kishte ideuar planin

Një 28-vjeçare shqiptare është bërë pjesë e një situate të frikshme vetëm pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në maternitetin shtetëror në Athinë.

Një grua greke, 45-vjeçare i ka rrëmbyer foshnjën e saj nga krevati gjatë natës, kur ajo dhe stafi i spitalit ishin duke fjetur.

Siç shkruan gazeta greke Protothema, rrëmbyesja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë të moshës 4 dhe 10 vjeç dhe kishte muaj që kishte ideuar planin se do të merrte një fëmijë nga materniteti dhe ta çonte në shtëpi. Fati i keq qëlloi të ishte i vajzës shqiptare, e cila ndodhej në shtratin pranë derës në një dhomë në katin e pare te maternitetit.

Mediat raportojnë se gruaja e kishte abortuar fëmijën e saj të tretë kur ishte dy muajshe shtatzanë, por e kishte të mbajtur të fshehtë për 7 muaj të tjerë. Gjate kesaj kohe, gruaja greke e kishte gënjyer bashkëshortin me analiza të rreme dhe në realizimin e qëllimit të saj e “ndihmoi” edhe trupi i shëndoshë.

Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja me origjinë shqiptare, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në orën 10.30 të mëngjesit dhe mamitë i kishin sjellë pranë vajzën e porsalindur.

“Në orën 4.45 të mëngjesit, mamia kishte rënë në gjumë. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin bosh pranë 28-vjeçares dhe konstatoi mungesën e fëmijës.

E panikosur, ajo bërtiti dhe doli në korridorin e maternitetit. Kur konfirmoi se një nga maitë e tjera nuk e kishte marrë foshnjën për t’u kujdesur për të, ajo ngriti alarmin”, shkruan gazeta greke.

Mësohet se gjatë kësaj kohe, 45-vjeçarja kishte mbërritur në shtëpinë e saj dhe i kishte “prezantuar” bashkëshortit fëmijën si të tyren, me justifikimin se kishte lindur urgjentisht me operacion në spital dhe se kishte ikur prej aty se nuk donte të rrinte më.

Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares. 45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME