Categories Lajme

Nëntë muaj pas vdekjes së Brisildës, e ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh

Është risjellë në fokus ngjarjen e rëndë e vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi, trupi i së cilës  për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit i paidentifikuar.

6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studiot televizive, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj.

E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.

“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër.  Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.” – u shpreh Merita Nexhipi

Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon.

“Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.” – tha ajo.

Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Sipas autoriteteve, e reja ishte përplasur nga një automjet. Trupi i Brisildës qëndroi për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit, derisa sa u identifikua

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME