Categories Lajme

“Nëntori i përgjakur” i shqiptarëve në Greqi

Dy javët e fundit të Nëntorit kanë qenë tragjike sa u përket shqiptarëve në Greqi. Në harkun kohor të 10 ditëve, 6 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, disa prej të cilëve të vrarë, e të tjerë që janë ndarë nga jeta aksidentalisht.

19 NËNTOR 2018

Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën. LEXO MË SHUMË

22 NËNTOR 2018

Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën. LEXO MË SHUMË

24 NËNTOR 2018

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës. LEXO MË SHUMË

25 NËNTOR 2018

Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister. LEXO MË SHUMË

26 NËNTOR 2018

Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë. LEXO MË SHUMË

29 NËNTOR 2018

Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. LEXO MË SHUMË 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME