Categories Lifestyle

Nëse bezdiseni kur të tjerët përtypin ushqimin, vuani nga ky çrregullim

Për shumë njerëz, shikimi ndaj tjetrit teksa përtypet mund të shkaktojë një reagim negativ. Ky lloj “çrregullimi”, edhe pse nuk është deklaruar zyrtarisht si një diagnozë, vetëm disa vite më parë mori emrin ‘Misofonia’. Studimet më të reja zbulojnë se shumë nga njerëzit me misofoni kanë ankth apo janë në faza depresioni. Ekzistojnë pak studime mbi misofoninë, ndërsa ekspertët nuk pajtohen nëse ajo duhet të klasifikohet si çrregullim apo si nëndegë e ndonjë çrregullimi.

Për shkak se mund të kuptohet nga pak njerëz, ata të cilët vuajnë nga misofonia rrëfejnë se sa të dhimshme mund të jenë simptoma e kësaj sëmundje. Phillip Gander nga Universiteti i Iowas, ka publikuar së fundmi studimin që është bërë në këtë universitet, i cili sugjeron që truri i njerëzve me misofoni reagon ndryshe ndaj tingujve të caktuar.

Në studimin e këtij grupi, njerëzit me misofoni e vlerësojnë tingullin e ngrënies dhe të frymëmarrjes si shumë shqetësuese. Duke e dëgjuar këtë tingull, këta njerëz tregojnë shenja të stresit, ritmi i zemrës së tyre rritet dhe pëllëmbët e tyre djersiten më shumë. Në këtë studim nuk është treguar se çfarë shkakton misofonia, por bëhet e ditur se kjo sëmundje shoqërohet me disa pjesë të trurit dhe lidhjet e tyre ndërmjet vete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME