Moti i kthjellët do të dominojë për ditën e premte. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut 1-15m/s, herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat pranë tyre erë intensive dhe e vrullëshme deri në 25m/s.
Temperaturat parashikohen nga 11ºC deri në 26ºC në zonat malore, nga 14ºC deri në 30ºC në zonat e ulëta dhe në zonat bregdetare nga 18ºC deri në 29ºC.