Categories Lajme

Shqipëria dhe rajonet e saj janë më të varfrat e Europës (Harta)

Shqipëria me të treja rajonet e saj  (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Të dhënat bëhen të ditur në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi.

Por nga të gjitha rajonet e Europës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Europë. Veriu ka të ardhura sa 22.7% e mesatares europiane. Kjo do të thotë që qytetarët e veriut duhet të jetojnë me një të pestën e të ardhurave në raport me një europian mesatar. Për çdo 100 euro që fiton një europian, ata marrin vetëm 22.7 euro.

Jugu i Shqipërisa ka të ardhura sa 28.25 e mesatares europiane.

Më mirë paraqitet situata në qendër, ku ky tregues ngjitet në gati 32.8% të mesatares europiane.

Mali i Zi ka të ardhura sa 38.7% e mesatares europiane, maqedonia sa 34.7%.

Diferenca të mëdha ka dhe Serbia. Në zonën e beogradit, të ardhurat janë sa 62.5% e mesatares europiane, ndërsa në Jug ka zona ku ky tregues është rreth 24%.

Diferencat në Europë

Krahasimi i Eurostat me bazë rajonet pohon se edhe brenda një vendi të zhvilluar si Gjermania ka rajone që shpenzojnë më pak se mesatarja e BE për frymë sikur ka edhe të tjera që shpenzojnë shumë me tepër se mesatarja.

Shembulli tipik për pasurinë  e krijuar është Londra, ku në një rajon të saj të ardhurat për frymë ishin 5.8 herë më të larta se ato të mesatares së BE-së., ndërsa në të pesë Rajonet e Londrës PBB-ja për frymë ishte mbi 2 herë më e madhe se mesatarja e BE-së.

Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel detajesh) që ka një industri bankare dhe financiare të  konsiderueshme kishte PBB për banorë 2.45 herë më e lartë se mesatarja e BE-28. Kjo është e lidhur dhe me numrin e ulët të popullsisë.

Gjithashtu ndër më të pasurit në Europë renditet një rajon i Irlandës ku shpenzimet për frymë ishin 2.6 herë më të larta se, mesatarja e BE-së për shkak të zhvillimit të farmaceutikës dhe teknologjisë së informacionit.

Ndërsa në Çeki vihet re pabarazia me e lartë ndërmjet qyteteve. Teksa Praga renditet e shtata në Europë për nivelin e lartë të ardhurave për frymë, qytete të tjera të Zapadne Slovensko kishin të ardhurat për frymë sa 68.6% e mesatares se BE-së.

Në krahun tjetër, Gjermania ka rajone më të pasura se kryeqyteti. Së paku 19 rajone në Gjermani kanë të ardhura më të larta për frymë se banorët e Berlinit.

Rajonet ‘më të varfra’ të BE-së janë të shtrira kryesisht në Lindje dhe në Mesdhe. Këto vende ndahen në dy grupe të dallueshme: Me popullsi të rrallë, rurale dhe rajone që karakterizohen nga popullata në plakje dhe emigracioni neto; ose rajone post-industriale, që kanë mbetur të braktisura.

Në hartën më poshtë ku bën pjesë edhe Shqipëria rajonet më të varfra në BE janë

treguar me ngjyrë të purpurt. Këto rajone shtrihen nga Letonia në në Veri, përmes pjesëve lindore të BE-së, poshtë në Greqia dhe Italia e Jugut dhe shtrihet në të gjithë zonën mesdhetare. Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME