Categories Sport

Gazzetta dello Sport: Strakosha merr gjithçka, pas Lazio-s edhe Shqipërinë

Gazzetta dello Sport u ka kushtuar një hapësirë të veçantë, këtë të enjte, dy portierëve kuqezi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, në prag të përplasjes së fundjavës, SPAL-Lazio.

Derbi kuqezi i portës në Serinë A, në fakt, është në dyshim, për shkak të problemeve fizike të Berishës, i cili vazhdon të stërvitet i veçuar. Më poshtë artikulli i shkruar për dy portierët e Shqipërisë.

“Tashmë Thomas Strakosha ka fituar gjithçka, portieri 24-vjeçar i Lazio-s është titullar edhe te Shqipëria. Trajneri Edy Reja e ka preferuar para Etrit Berishës për ndeshjet me Francën dhe Islandën, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Por, para ndeshjes me Islandën, Berisha ka pasur edhe një problem muskulor, që ka vënë në dyshim serioz edhe rikuperimin e tij për takimin SPAL-Lazio.

Me shumë mundësi, dy portierët shqiptarë do ta shmangin ballafaqimin mes tyre në Serinë A këtë fundjavë. Të dy i lidh edhe përvoja te Lazio. Tre vjet më parë, ikja e Berisha tek Atalanta i hapi rrugën Strakoshës, i cili u bë portieri i dytë, pas Marccheti-t, për të marrë më pas vendin e titullarit.

Pas 11 muajsh, Strakosha luajti me Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Izraelit, më 14 tetor. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit si titullar me kuqezinjtë, më pas në stol si zëvendësues i Berishës dhe me një marrëdhënie jo të lehtë me Panucci-n. Me ardhjen e Rejas te Shqipëria, Strakoshës iu krijuan mundësi të tjera. Ai pati hapësirë në Kombëtaren Shqiptare pas një vere më të vështirë sesa ishte parashikuar, për shkak të atij dëmtimi të pësuar që në fundin e sezonit të shkuar.

Strakosha iu bashkua Lazios në fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit, nga sfida e 2 gushtit me Bournemuthin, e para miqësoreve në atë periudhë. Ai u kthye mes shtyllave, duke qenë i kujdesshëm për dëmtimin që kishte pësuar. Trajneri Reja i ka njohur të dy, si Strakoshën, ashtu edhe Berishën, që nga koha kur drejtonte Lazion. Tani Strakosha ka kapur trenin e ambicieve me Lazion dhe me Shqipërinë”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME