Categories Bota, Lajme

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha nënës së saj Sibora. 22-vjeçarja dyshohet se u vra dhe u muros nga i dashuri

Sibora Gagani ishte vetëm 22-vjeçe kur u zhduk pa gjurmë në Spanjë. E reja me origjinë shqiptare, por që jetonte në Itali, ishte larguar drejt Spanjës me të dashurin e saj, italianin Marco Gaio Romeo. Sipas mediave të huaja, Sibora u zhduk në Korrik të 2014-s, pa lënë gjurmë e pa marrë asnjë nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj, në Torremolinos.

Për vite me radhë familja e së resë u përpoq të mësonte për fatin e saj, por pa sukses. Dosja për zhdukjen e Siborës mbeti e pazbardhur, ndërsa rasti u trajtua edhe në programin italian “Chi l‘ha visto?”. E teksa shpresat për të mësuar mbi fatin e saj veniteshin çdo ditë e më shumë, një ngjarje e rëndë e ndodhur më 17 Maj, në Torremolinos të Spanjës, do të ndryshonte rrjedhën e kësaj historie.

Nëna e Siborës u intervistua në episodin e Chi l’ha visto të transmetuar të mërkurën më 24 maj.

“Jam shumë e inatosur, sepse kur bëra denoncimin nëntë vite më parë, askush nuk më dëgjoi”, nis kështu reflektimi i dhimbshëm i Elisabetës, nënës së Siborës, e cila në dritën e vrasjes së 28-vjeçares Paula, ka iu rikthye duke folur për zhdukjen e së bijës: Të mërkurën në mbrëmje shkoj në shtëpi dhe shoh një mesazh nga ish-punëdhënësi ku punonte Sibora, në të gjitha videot shihet Marco Gaio i arrestuar nga policia. Nuk u besoja syve….

Sibora u zhduk në vitin 2014, pa lënë asnjë gjurmë, por nëna e saj i kujton shumë ato ditë dramatike. Marco dhe Sibora në ditët e para – siç del nga historia e nënës së saj- dukeshin shumë të dashuruar.

Gjërat degjeneruan kur 22-vjeçarja u transferua me Marcon në Spanjë, ndaj erdhi edhe vendimi për ta lënë: Vitin e fundit më thotë: “Mama, duhet ta lë, duhet të zhdukem, përndryshe ai nuk do të largohet.

Në shkurt të vitit 2014, Sibora largohet për herë të fundit nga Italia dhe i shpall nënës së saj se dëshiron të martohet. Fatkeqësisht, fati do të ketë një fund tjetër për të: Herën e fundit që e kam dëgjuar, në fund të qershorit ajo më tha se donte ta linte sepse ai nuk ishte një djalë normal dhe këtë herë tha se e kishte përfundimtare.

Më 24 maj, Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málaga), ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit në një dërrasë, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë dhe shtoi se e kishte rrethuar edhe me mure. Deklartaat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij apo autoritetit gjyqësor, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëimi i tij. Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, Policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur.

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha nënës së saj Sibora. 22-vjeçarja dyshohet se u vra dhe u muros nga i dashuri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME