Categories Covid-19

“Nëse vaksinohen të gjithë kundër koronavirusit”, Fauci: SHBA do ti kthehet normalitetit në verë

SHBA-ja mund t’i kthehet normalitetit deri në verën e ardhshme ose edhe në vjeshtën e hershme, në rast se të gjithë vaksinohen, parashikoi të enjten, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci. “Varet se sa shpejt dhe sa njerëz duan të vaksinohen”, tha Fauci për CNN.

“Nëse kemi një program të qetë vaksinimi ku të gjithë e kryejnë përgjegjësinë e tyre, ne mund të kthehemi në një formë normaliteti në verë apo edhe në vjeshtë”, u shpreh ai.

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për coronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

“Shpresa ime dhe si projeksioni im është që nëse i vaksinojmë njerëzit në masë të gjerë në mënyrë që të marrim një përqindje të lartë të popullsisë derisa futemi në vjeshtë, ne mund të fitojmë rehatinë për njerëz që janë në shkolla”, tha Fauci. “Kjo është ajo që unë shpresoj, dhe ajo që po projektojë që do të bënim, nëse i vaksinojmë të gjithë”, u shpreh mes tjerash ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME