Categories Lajme

Nesër Shqipëria vendos, Rama për herë të tretë kryeministër apo rotacion me Bashën

Politika shqiptare ndodhet sot në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.

Nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë. Ndërkohë, ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë.

Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra.

Në këto zgjedhje janë 3.588.869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107.024 të rinj do të votojnë për herë të parë. Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme, ndërsa nuk do të lejohen të votojnë personat e infektuar me virusin e rrezikshëm.

Nga ana e saj, Policia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri gjatë gjithë muajt të fushatës zgjedhore, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME