Categories Lajme

Nesër vjen në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, pas 12 vitesh…

Ditën e nesërme do të vijë drejt Shqipërisë (në Berat) trupi i pajetë i 29 vjeçares Anxhelina Petro, vajza shqiptare e cila u masakrua nga i ati Aleko Petro më 2 janar në Korfuz.

Media greke ka njoftuar sot, se mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi i Anxhelinës do të varroset në Berat nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro, i cili ndodhet në burg në Greqi dhe ka pranuar vrasjen, duke thënë se është penduar thellësisht për krimin dhe se gjithçka ndodhi në debat e sipër teksa gjakrat ishin të ndezur.

Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Policia ka arritur ta gjejë vajzën pas denoncimi të të dashurit, e madje dhe ndihmës së qenit të Anxhelinës, i cili ka qëndruar në vendin ku ka qenë varrosur pronarja e tij. Madje qeni ka qëndruar për ditë me radhë në derën e shtëpisë së Aleko Petros, në pritje të Anxhelinës, një ngjarje e raportuar gjerësisht dhe në median greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME