Categories Lajme

Neutralizoi shoferin te sheshi “Skënderbej”, i riu tregon momentet

Rasti i hyrjes së makinës në sheshin Skenderbej nga qytetari Arben Memaj, ishte një moment vërtet i r rezikshëm që ngjante me s ulme terrori. Por ajo që u mediatizua ishte heroizimi i 22-vjeçarit Klodian Elqeni që arriti të ndalonte shoferin duke bërë një ndalesë spektakolare.

Ai ka qenë i ftuar në studion e “Rudinës”, ku ka folur më gjatë rreth kësaj situate dhe përjetimin e tij në ato momente. Ai tregon se ishte duke ecur me dajën e tij dhe në ato momente vuri re një makinë të dëmtuar me një gomë të çarë. Në fillim ai mendoi se shoferi ka humbur kontrollin, por më pas vuri re se ai qëllimisht po tentonte të shtypte këmbësorët.

Klodian Elqeni: Kur shkoi para tendave ai u ndal, e ndali shpejtësinë e madhe që kishte, iu vërsulën njerëz për ta nxjerrë nga makina, ndër ta ishte edhe policia e shtetit, por a gresori tentoi që të largohej përsëri. I dha gaz makinës dhe nuk pranoi që t’i bindej qytetarëve dhe policëve të shtetit.

Kur i dha gaz bëri disa rrotullime shumë të rrezikshme për të gjithë sepse u mblodhën njerëz aty dhe u tremba sepse kishte dhe fëmijë që luanin me biçikletë.

Në momentin e parë mendova që ky është një akt t errorist, kur pashë që policia nuk e neutralizoi dot me hapjen e derës dhe me disa goditje që i bëri, të vetëm rrugë që pashë, ishte vetëm nga dritarja. Mora guximin për hir të qytetarëve që ndodheshin aty.

Pyetje: Në momentin që ti mendove se ishte akt terrorist nuk mendove për veten tënde apo jo, se ti rrezikove jetën tënde në momentin që u hodhe aty.

Klodian Elqeni: Është e vërtetë që po rrezikoja jetën time, por ndërkohë po rrezikoheshin dhe shumë jetë të tjera. Unë kam qenë i fundit nga turma, kur u nisa vrap për të shkuar në shënjestër, dëgjova policinë të thoshte mos u afroni se është i armatosur. Unë nuk u ndala, u hodha në dritare edhe shyqyr e godita dhe personi u shtri nga ana tjetër e sedijes.

Pyetje: Ke rrëshqitur në makinë në mënyrë spekatakolare, thashë si aktor dhe jo si një ngjarje reale.

Klodian Elqeni: Qëllimi im i vetëm ishte ta godisja fort me këmbë që ai të ngelte pa ndjenja sepse kisha f rikën e a rmës. Pasi e g odita, kam bërë edhe disa lëvizje të tjera me shkelmë sepse po mendoja që nëse do nxirrte a rmën, mos më q ëllojë. Kam pasur ndihmën e qytetarëve përreth, policisë, e kanë hapur derën dhe e kanë tërhequr më pas dhe shyqyr shkoi gjithçka për mrekulli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME