Categories Bota, Lajme

New Jersey\ Prindërit e harruan brenda makinës, 2-vjeçarja ndërron jetë nga i nxehti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku një vajzë dy vjeçare ka ndërruar jetë. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e lanë brenda makinës për shtatë orë derisa trupi i saj nuk mundi t’i përballonte temperaturat e larta të krijuara.

Sipas DailyMail, makina ka qenë e parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së familjes.

Fëmija u gjet nga një fqinj i familjes, i cili thirri ambulancën. Fatkeqësisht, vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u tentua metoda “CPR”, por ishte tepër vonë. Fëmija është i 22-ti që vdes në SHBA këtë vit harruar në një makinë, katër prej të cilave ndodhën në një javë në gusht.

“Çdo prind ka bërë gabime, pavarësisht se si duket. Fatkeqësisht, disa nga gabimet përfundojnë në tragjedi dhe askush nga ne nuk e pret këtë”, tha një nënë që humbi në të njëjtën mënyrë tragjike vajzën e saj 20 muajshe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME