Categories Sport

Neymar shënon me rafeshatë, rikthehet hero te PSG-ja (Video)

Rikthehet pas 126 ditësh me fanellën e PSG-së dhe i jep 3 pikë mjaft të vyera. Neymar Jr është rikthyer si hero në “Parc des Princes” dhe këtë e bën përballë Strasbourg. Ylli brazilian ka lënë pas problemet me dëmtimet, si dhe thashethemet e merkatos, duke qënë deciziv në javën e 5-të të Ligue 1.

Kampionët në fuqi, PSG mposhti minimalisht 1-0 Strasbourg dhe këtë e bëri falë Neymar. 27 vjeçari e nisi nga minuta e parë takimin e kësaj fundjave, por u desh të vinte minuta e 92-të që të zhbllokonte rezultatin. Një gjysmëparabël e tij e shndërroi në gol krosimin e Diallo, që ishte një “tank” në prapavijën e PSG-së.

Një tre pikësh që i jep kreun e Ligue 1 dhe shpresë për një rezultat pozitiv në takimin e pas katër ditëve, ku do të debutojë në fazën e grupeve të Champions League për këtë sezon dhe si rival do të gjej 13 herë kampionët e Europës, Realin e Madridit.

https://streamable.com/fpf6p

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME