Pasi mungoi në katër xhirot e para të sezonit të ri të Ligue 1 shkaku i dëshirës së tij për t’u largua nga klubi francez, Neymari sot është për herë të parë në këtë sezon të ri pjesë e formacionit të parë të Paris Saint-Germainit. Paris Saint-Germaini do të përballet sot në orën 17:30 me Strasbourgun, në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri të Ligue 1, në stadiumin Parc des Princes, raporton Gazeta Express.
Pas dy fitoreve radhazi në ndeshjet kundër Metz dhe Toulouse dhe pas pushimit shkaku i ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Paris Saint-Germaini do të kthehet sot në stadiumin “Parc des Princes” me synimin për ta siguruar fitoren e katërt në Ligue 1 2019/20.
Këtë gjë s’do ta kenë të vështirë ta arrijnë, të paktën në letër, pasi që kundërshtari i tyre nuk ka arritur ta fitojë asnjë ndeshje deri më tani në këtë sezon të ri dhe radhitet në pozitën e 18-të në tabelën e ligës. Megjithatë, në anën tjetër, në skuadrën e Paris Saint-Germainit, trajneri Thomas Tuchel po përballet me disa mungesa shkaku i lëndimeve, veçanërisht ndikon mungesa e Kylian Mbappes dhe Edinson Cavanit.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Paris Saint-Germain:
🔛📄 #PSGRCSA
Et voici le 1⃣1⃣ de départ pour ce match 🆚 @RCSA ⚡️
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/TJ9lwt5o7H
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 14, 2019
Strasbourg:
⚔️ Les 11 joueurs alignés par Thierry #Laurey pour ce choc face au @PSG_inside 👊 x @Numerize pic.twitter.com/X46NuSSXUO
— Racing Club de Strasbourg Alsace (@RCSA) September 14, 2019