Categories Lajme

Nga 1 janari rihapet procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Nga 1 janari qytetarët do të mund të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme sipas vlerës së tregut duke paguar një tatim më të ulët prej vetëm 2%. Kuvendi pritet të miratojë sot në seancë plenare p/ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, sipas të cilit tatimi llogaritet jo më 15 % që është aktualisht, por 2%.
Synimi i këtij projektligji është rivlerësimi i pasurisë të paluajtshme i gjithë individëve, deri në datën 30 qershor 2020. Ky projektligj ka per qellim realizimin brenda një kohe të shkurtër dhe me kosto mjaft te ulet per individët, të rivlerësimit të pasurisë se paluajtshme te tyre, dhe nxitjen e tregut te pasurive te paluajtshme.

Nisur edhe nga përvoja ndër vite, rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme ka përbërë një ndër aktet ligjore më me interes për qytetarët, duke sjellë një rritje të konsiderueshme të këtyre rivlerësimeve, shoqëruar edhe me regjistrime të shumë transaksioneve pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ky projektligj vlerësohet të ketë 6 miliard leke efekte financiare bruto në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin buxhetor 2020. Vlerësohet që procesit të rivlerësimit ti nënshtrohen rreth 50 mijë banesa./a.gjonaj/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME