Categories Lajme

Nga 15 dhjetori, “bllokohet” buxheti, pagesa vetëm për rrogat, pensionet dhe emergjencat (lista)

Pas datës 15 dhjetor buxheti i shtetit nuk do të paguajë asnjë fature përveç atyre të domosdoshme që lidhen me pagat, pensionet, sigurimet dhe pagesat e emergjencë sipas radhës si më poshtë.

Radha e pagesave u përcaktua nga një udhëzim i posaçëm i Ministrisë Financave, nisur nga gjendja e jashtëzakonshme e krijuar pas tërmetit me pasoja shkatërruese ku më të prekurat ishin Durrësi, Kurbini, Lezha, Tirana.

Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe vendimeve të lidhura për Lezhën për sigurimin e fondeve të nevojshme për emergjencën , Ministria e Financave njofton se, pagesat e transaksioneve të njësive të qeverisjes së përgjithshme do të kryhen si më poshtë:

Faturat e datuara brenda vitit 2019 do të paraqiten pranë degëve të thesarit deri më datë 15 dhjetor 2019. Përtej kësaj date nuk pranohet asnjë fature për llogari të buxhetit 2019.

Autoritet kontraktore ndalohen menjëherë të nënshkruajnë kontrata të reja që janë në proces prokurimi apo të ndërmarrin procedura të reja prokurime fondet publike, përveç rasteve të emergjencës.

-Prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme , përcaktohet një rend si më poshtë.

a-Pagesat për shërbimin borxhit

b-Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor, oksigjen, gjak, ushqim.

c-Pafat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

d-Transfertat për institucionin e Sigurimeve Shoqërore për pagesat e pensioneve.
e-Ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë

f-Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike

g-Cdo pagesa tjetër nga fondet publike në zbatim të një VKM për përballimin e situatave emergjente apo katastrofave natyrore në rastet e pagesës së punëve , mallrave dhe shërbimeve, të shkaktuara prej tyre, ose konsiderohen prioritet kombëtar.

h-Pagesat në valutë nga llogaria e unifikuar e thesarit në Bankën e Shqipërisë.

4- Faturat që nuk parashikohen në pikën 3 do të regjistrohen në SIQF nga degët e thesarit në llogarinë ekonomike”4865100”, shpenzime të periudhave të ardhshme, detyrime që rrjedhin nga prioriteti i i emergjencave dhe do të paguhen më vonë në vijim sipas rendit kronologjik, hyrje e parë-dalje e parë./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME