Çdokush mund ta ketë hapur profilin në Instagram të Edi Ramës kryeministrit të vendit, po a e keni vënë re se sa pak persona ndjek ai? Janë vetëm 11 followersa.
Deri pak kohësh, Rama ndiqte vetëm djalin e tij të madh Gregorin, por më vonë ai ka filluar të ndjekë edhe Rean, vajzën e gruas së tij Lindës.
Rama ndjek edhe 9 faqe veshjesh artistike dhe arkitekturore. Faqet që ndjek ai janë janë Designmilk, Designbomb, Dezeen,Desingsingers të cilat përcjellin për shikuesit pamje të pazakonta arkitekturore.
Fotot e faqeve përshtaten më së miri me arkitekturën e shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Kryeministri njihet për stilin e tij të çuditshëm të veshjes duke treguar se ka ‘gjak artisti në vena’.
Ai ndjek edhe dy faqe, Adidasy3 dhe Theshopyohjiyamamoto, të cilat publikojnë veshjet më të fundit.
Kryeministri shqiptar njihet për stilin e tij ku kryesojnë atletet apo pantallonat e gjera të linjës yohjiyamamoto që e ndjek dhe në faqen e tij. Në takimet e rëndësishme politike ekziston një kod veshjeje dhe nuk mund të eksperimentosh, por ai gjithmonë është dukur ndryshe duke rënë në sy në krahasim me politikanët e tjerë.
Rama u bë i famshëm për atletet adidas, të cilat i veshi në Samitin e Triestes. Një rast tjetër është kur kryeministri shkoi të votonte më 30 qershor me pantallona treçerekshe të zeza.
Duhet të jetë një arsye se pse kryeministri i ka shtuar këto faqe, ndoshta mund ta frymëzojnë për krijimin e veprave të tij artistike për të ardhmen ose merr ide për veshjet personale.