Categories Lajme

Nga e hëna Europa nis hapjen

Nga e hëna, shumë vende të Bashkimit Europian hedhin hapa të mëdha drejt lehtësimit të masave bllokuese për frenimin e përhapjes. Spanja do të rihapë transportin publik, por mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme.

Autoritetet do të mbikëqyrin në mënyrë rigoroze të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat, për të cilët do të ketë edhe penalitete. Qeveria ka përgatitur shpërndarjen e rreth 6 milionë maskave, të cilat do t’u jepen pasagjerëve në stacionet e autobusëve.

Prej të shtunës është lejuar edhe lëvizja e të gjithë personave në moshë madhore, të cilët mund të dalin për të shëtitur ose për aktivitete fizike, por me orar të kufizuar nga 06:00–10:00 të mëngjesit dhe nga ora 20:00-23:00 të mbrëmjes. Me maska, pasagjerët mund të udhëtojnë nga Londra në Paris e anasjelltas me trenin e shpejtësisë së lartë.

Në Austri do të hapen dyqanet e të gjitha kategorive dhe qendrat tregtare, po ashtu edhe berberët dhe sallonet e bukurisë, por nën masa rigoroze higjene. Gjermania do të hapë kishat, muzeumet e këndet e lojërave, ndërsa në Hungari do të lejohet edhe transporti për çështje biznesi nga disa vende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME