Categories Lajme

Nga e hëna hapen baret e restorantet Kalo: Rregulli bazë?! Distancimi social

Duke nisur nga dita e hënë do të hapen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën në mes të muajit mars, pasi situatës.

Ndonëse këto aktivitete do të hapen nesër, ato do të vijojnë punën me rregulla të forta, ku sipas mjekut infeksionist, Tritan Kalo, baza është distancimi social. Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, Kalo tha se nëse respektohen masat, atëherë do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë.

“Mesa di unë, fillimisht do të hapen mjediset e jashtme dhe më pas të brendshme. Rreziku në këto mjedise është asi në rrugë. Nëse nuk respektohet fjala distancim, s’ka kuptim. Duhet të mundohemi ta zbatojmë këtë distancë. Ndërsa kërkohet të zbatohet në rrugë, edhe në lokale do të zbatohet. Nëse diçka e tillë respektohet, dhe s’do të ketë shkelje të kritereve, do jetë e shpejtë dita kur njerëzit të kalojnë tek tradita, që të mblidhemi me shoqërinë, në lokale e restorante dhe brenda. Do të jemi bashkë, por edhe larg njëkohësisht.”, tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME