Categories Lajme

Nga e hëna temperaturat rriten më tej, qytetet që pritet të ‘digjen’: Kur largohet vala e të nxehtit

As Shqipëria nuk i shpëton të nxehtit ekstrem që ka prekur Europën dhe pritet të zgjasë deri në fund të korrikut të paktën.

Sinoptikani i Meteoalb Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim duke treguar se cilat do të jenë qytetet më të prekura.

Nga e hëna pritet një rritje e mëtejshme e temperaturave,  edhe në vlerat minimale të tyre, duke bërë që i nxehti të ndihet që në mëngjes.

Nga ana tjetër kjo situatë me temperatura mbi 40 gradë pritet që të vijojë deri në fund të këtij muaji.

“Sot dhe nesër mbetemi me temperatura të larta. Gjatë kësaj fundjave qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Elbasani, Berati dhe Fieri. Por temperatura të larta do të kenë dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Bregdeti parashikohet me temperatura 36-37 gradë celsius.

Nga e hëna deri të shtunën temperaturat do të jenë shumë të larta, vlera shumë pranë 42 gradë celsius, në ndonjë zonë të Elbasani dhe mbi 42. Kjo valë e të nxehtit do të vijojë deri në fund të muajit dhe do të sjellë temperatura të larta dhe shumë të larta. Rritje e ndjeshme edhe e temperaturave të mëngjesit”, tha sinoptikani Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME