Categories Lajme

Nga fjalët e nënës e të Lindës, te kujtimet e karrierës, Rama nxjerr videon

Sot, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqen momente nga karriera e tij politike dhe sfidat e hasura në këto vite në politikë.

Në këtë video Rama rrëfen momentet kyçe që shënuan karrierën e tij, atentati kur ishte kryebashkiak, prishjet e ndërtimeve pa leje, transformimin e kryeqytetit, debatet, akuzat për kundërshtarët politikë, por nuk mungojnë edhe fjalët e ngrohta të nënës së tij Aneta dhe bashkëshortes së tij Linda.

“Ka edhe forcën edhe vullnetin që të çojë këtë vend përpara. Edi është djalë që do të dëshironte çdo nënë të kishte”, thotë nëna e tij. “Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria”, shprehet bashkëshortja e Ramës, Linda në video.

Ndërkohë në një moment në video Rama përmend shprehjen e famshme të Winston Churchill: “Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Winston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”, shprehet Rama.

Në videon shfaqen deklarata dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë momenteve më të rëndësishme dhe kulminante politike të Shqipërisë. Gjatë periudhës kur ka qenë qenë ministër i Kulturës, kryetar Bashkie dhe gjatë peridhës që PS ka qenë në opozitë.

Më pas video vijon me aktivitetin e Edi Ramës si kryeministër. Ai ndalet tek dy momentet e vështira të mandatit të dytë të qeverisë së tij si tërmeti i 26 nëntorit dhe procesi i vaksinimit kundër Covid-19.

“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama për tërmetin e 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME