Categories Lajme

Tom Doshi i “pastër “/ Asnjë provë dënimi nga DASH

Dy javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit sjell informacion për Tom Dshin. Pas mesditës Prokuroria e Përgjithshme ka nisur të shpërndajë informacionin zyrtar se SHBA ka përcjellë përgjigjen për informacion në lidhje me kandidatin Tom Doshin, për të cilin Ambasada e SHBA kërkoi të mos ishte në listat për kandidatët për deputetë.

Selia diplomatike në Tiranë e cila luan dhe rolin e përcjellësit të informacionit i ka vënë në dispozicion Prokurorisë përgjigjen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit, njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate.

Burime brenda kësaj njësie bëjnë me dije se kjo përgjigje është në formë deklarate dhe në asnjë rresht nuk shkruhet se shtetasi Tom Doshi është i dënuar për vepra penale në shtetit amerikan. Prokurorët janë përpjekur ta mbajnë diskret përmbajten e saj, por njoftuan se i janë drejtuar Interpolit për informacion të mëtejshëm.

Dy javë më parë ishte njësia e dekriminalizimit që i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, pas nisjes së hetimit të thelluar për kandidatin në zgjedhje, për dyshime se preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD. DASH e shpalli atë të padëshirueshëm duke e futur emrin në ‘listën e zezë’. Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim e ka kërkuar në shqip që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME