Categories Kulture

Nga Genc Demiraj, 7 Mars…

Nga Genc Demiraj 7 Mars… … Nuk e dimë se përse, por përqasja e kësaj date na e butëson shpirtin dhe kujtesa na ringjallet, fill atje ku rrokëzimi ynë ka marrë nisje. Në çdo 7 Mars kështu na ndodh. Ç’bëhemi nga egërsia e rivalitetit jetësor dhe me sytë e mendjes rikthehemi si fëmijë bankave të dikurshme të të parave klasa. Aty ku ëmbëlsia dhe padjallëzia fëminore mbretëronin krenarë. I kujtojmë qartësisht mësueset e para me dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e tyre të madh për formëzimin dhe edukimin tonë…

Sot jemi në 7 Mars, në ditën kushtuar mësuesve tanë, arsimbërësve shqiptarë. Atyre , që në më të figurshmen fjalë, janë pishtari që mbajnë ndezur zjarrin e identitetit tonë kombëtar. Në pikënisjen historike, 7 Marsi erdhi si pasojë e përpjekjeve shekullore për shqiptarizëm, përballjes me ekzistencën ose jo të kombit shqiptar që domosdoshmërisht thirri në skenë misionarët e parë, mësuesit. Kombi kish nevojë për ta dhe ata iu përulën Kombit…

“Dhaskalët” mëmëdhetarë u përhapën viseve në përçuarjen e diturisë, duke rindezur nëpërmjet saj vetëdijen kombëtare. Dhe historia na i ka ruajtur në sirtarët e saj, ngadhënjyesit e bardhë te arsimit shqiptarë bashkë me martirët dhe heronjtë e saj… 133 vjet më parë, në 7 marsin e largët të 1887, me parullën e Rilindasve…” të na rrojë a, b, c- ja “, hapet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, nga mësonjësit dhe dëshmorët e parë të dritës së diturisë Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani.

Shqiptarët i besuan shqiptarizmit nëpërmjet gjuhës , shkrimit dhe këndimit shqip. Ja besuan nxënien e tyre kulturore, armatës së pafundme të mësuesve dhe arsimbërësve dinjitozë. I besuan shkollimin dhe përgatitjen e fëmijëve këtyre të “duruarve” dhe të “palodhurve” të mëdhenjë… Sot është 7 Marsi, festa e mësuesit.

Kështu e kemi quajtur kahera këtë datë , njëzëri, për nder të mësuesve. Ua kemi kushtuar mbarëkombëtarisht atyre ndaj edhe e feston mbarë kombi…Do ti urojmë me dashuri dhe sinqeritetin, si fëmija prindin, gëzuar festën, gëzuar o njerëz të mirë që bashkë me dijen na dhuruat edhe shumë dashuri…Kështu do ti urojmë, pa përjashtim të gjithë ne shqiptarët, mësuesit tanë të shqipes kudo ku ti gjejmë dhe ku ti takojmë.

Në çdo bangë shqiptarie, në qytetin tonë apo në vendin tonë…por edhe në Greqi, Itali, Europë apo Amerikën e largët. Gëzuar do tu themi dhe faleminderit qe na mësuat… …Sot është 7 Marsi, dhe pa e ditur se përse, përqasja e kësaj date do të na e butësoj shpirtin … si pa e kuptuar do të ç’bëhemi nga egërsia e rivaltetit jetësor dhe me çiltërsinë fëmijënore do ti urojmë sinqerisht…Gëzuar. G.D.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME